Eksperti Alimehmeti e thotë në “Open”: Është një hipotezë nule që maska të mbron në komunitet

14/10/2020 21:53

Me anë një paneli ekspertësh, në studion e emisionit “Open” po flitet mbi përdorimin e maskave dhe sa mbrohemi prej tyre. Kjo vjen pas vendimit të qeverisë, që duke nisur nga dita e nesërme (datë: 15. 10. 2020) maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe të hapura.

Mjeku Ilir Alimehmeti tha në studio se e rëndësishme për të parandaluar virusin është respektimi i distancimit fizik. Në lidhje me përdorimin e maskës, ai u shpreh se është një person që i respekton rregullat, por shtoi se sipas një studimi nga një organizatë amerikane, ka rezultuar se rastet e të infektuarve ishte po njësoj si kur njerëzit mbanin maska, por edhe kur nuk mbanin.

“Unë jam një person që i zbatoj rregullat qofshin ato edhe jo normale, por kemi parasysh një diçka që i vetmi studim zyrtar, prej tyre tregon që në komunitet maska nuk bën dot dallim ndaj atyre që e merrnin virusin dhe nuk e merrnin virusin.

I gjithë ky debat për maskat harron që ne kemi siguri që janë distancat dhe grumbullimi, këto mund të evitohet. Por mbajtja e maskës të bën të mbrojtur dhe kam frikë se do të ketë grumbullime. Evidencat e deri tanishme nuk janë kokluduese dhe është një hipotezë nule, që maska të mbron në komunitet. Në spitale është patjetër, në ambientet e mbyllura po ashtu”, tha Alimehmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA