Trendet e vjeshtës

Pasi lamë pas verën e nxehtë plot ngjyra, gardëroba jonë tashmë duhet të marrë aromë vjeshte.

Mund të jetë tetor, por koha është ftohur dhe shirat vijojnë prej ditësh tashmë. Fustani veror duhet të largohet nga dollapi dhe aty të zënë vendin veshjet e trendeve më të fundit vjeshtore të këtij vitit.

Megjithëse mund të jemi akoma në thellësitë e një pandemie globale, veshjet tona të vjeshtës meritojnë të jenë të denja. Një nga mënyrat më të lehta për të dhënë frymë të re në një veshje janë trendet e ngjyrave të cilat kërkojnë shumë guxim.

Zakonisht në vjeshtë mbizotërojnë ngjyrat e tokës, si kamel, kafe, bezhë etj, por këtë vit edhe mund të eksperimentoni me ngjyrën e kuqe të ndezur apo vjollcën.

Më poshtë përmes fotove mund të shikoni trendet më të fundit të veshjeve të kësaj vjeshte.

FOTO GALERI
5/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA