Kuvendi i Kosovës me 91 vota për dhe 1 kundër ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar.
Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, në arsyetimin e tij tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimin i mëtejmë i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i mëtejmë i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë, vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimin dhe risocializimin e personave të dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar. Kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me transferim të personit të dënuar në rastet kur personi shtetas i shtetit administrues është duke e vuajtur dënimin në shtetin dënues dhe kërkon transferimin tek shteti administrues me qëllim të rehabilitimit social. Marrëveshja gjithashtu përcakton rregullat procedurale prej parashtrimit të kërkesës, vendosjes për ekzekutim të vendimit si dhe zbatimin e vendimit”, tha ai.
Top Channel