Andi “zhgënjehet” nga Tea dhe mban anën e Shqipes: Më vjen keq me Tean…

12/10/2020 19:09

Fillimisht u mendua se mes Andit dhe Teas kishte nisur një pëlqim, por në takimin e tretë të tyre u vërtetua e kundërta.

Marrëdhënia mes dyshes duket se është ftohur, e kjo gjë u pa dhe gjatë puntatës së sotme. Në debatin e Shqipes dhe Teas, Andi “i doli në krah” Shqipes.

Ai tha se i vjen keq për atë që tha Tea, (Tea iu drejtua Shqipes: Unë blej sallatë aq sa blen ti libra), pasi ajo deklaratë ishte një ofendim. Ndërsa shtoi se Shqipja në këtë mes dha vetëm opinion.

“Më erdhi keq me Tean. E ofendoi Shqipen kur tha unë blej sallatë aq sa blen ti libra. Shqipja thjesht dha një opinion”, tha Andi.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA