ak ditë më parë vëmendjen e mediave gjermane, e mori rrëfimi i një ish-policeje, e cila deklaroi se gjatë ditës ka punuar me forcat e rendit dhe natën si prostitutë.

Ajo ka rrëfyer se për këtë ndryshim të sajin është frymëzuar nga punonjëset e seksit, të cilat i takonte gjatë punës. Sarah Keller, nga Duisburg, ka treguar se ka marrë pjesë për herë të parë në një festë erotike në vitin 2011, ku me vete kishte dhe një shoqe.

“Ndihesha mirë me policinë, ishte një punë e mirë por ndjeja që diçka më mundonte. Doja të bëja gjëra të tjera që më jepnin kënaqësi, siç janë lojërat seksuale. Kam qejf kur ushtroj pushtet mbi meshkujt dhe i urdhëroj ata”, tha Sarah.

Mësohet se Sarah është dëbuar nga policia, pasi iu bënë publike disa foto me përmbajte seksuale, në grupin e policëve në aplikacionin “Whats App”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA