18/11 09:47
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Malësinë e Karabakut që ndodhet nën pushtimin e Armenisë.
Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini rikujtohet se Putin zhvilloi një seri bisedash telefonike me presidentin azerbajxhanas, İlham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Presidenti rus u bëri thirrje për ndalimin e konfliktit për arsye humanitare në Malësinë e Karabakut për shkëmbimin e morteve dhe të burgosurve.
“Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë ftohen në Moskë më 9 tetor për t’u këshilluar për këto çështje nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Top Channel