26/11 21:59
Pak më parë u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, në amfiteatrin e “Liqenit Artificial”.
Në atë takim Rama foli për punët që janë bërë gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tij, e shpalosi planin që do të hartojë nëse do të vijojë të qëndroj në pushtet. Ndërkaq, anëtarët kryesorë të partisë, spikatën me veshjet e tyre. Deputetët e ministrat, nuk iu ndanë kostumit klasik e kravatës.
Ndërsa edhe gratë deputete u paraqitën me kostume. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kryebashkiakun Erjon Veliaj, i cili ishte veshur mjaft sportiv, me një xhaketë xhins e bluze të zezë të thjeshtë.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.
Top Channel