Bella Hadid është një nga modelet më të kërkuara në botë. E kuruar në pasarelë dhe provokuese para lenteve të fotografëve, ajo nuk ka turp të tregojë veten.
Gjatë bllokimit, ditë që i kaloi në fermën e familjes në Pensilvani, ne pamë praktikisht gjithçka në lidhje me të, Bella nuk e kurseu veten.
Pas karantinës, Bella Hadid rifilloi punën. Ne e pamë atë në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards dhe, së fundmi, në shfaqjen e markës së të brendshmeve Rihanna. Me rastin e ditëlindjes së saj të 24-të, më 9 tetor, Hadid vendosi të kalonte disa ditë për t’u çlodhur e për të festuar me stil.
Së bashku me miqtë e saj më të ngushtë, Bella Hadid u largua në bordin e një avioni privat. Tashmë në fluturim, vajzat festonin, ndërsa në fotot e postuara, ato duken të veshura me bikini dhe me gotat të mbushura me alkool.
Top Channel