Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e goditi sërish Kinën për koronavirusin, duke premtuar se Pekini “do t`i paguajë shtrenjtë ato që i ka bërë botës”.
“Nuk ishte faji juaj që ndodhi e gjithë kjo, ishte faji i Kinës,” tha Trump në një video nga Shtëpia e Bardhë, ku deklaroi gjithashtu se e ka marrë tashmë veten nga sëmundja. Komentet e presidentit vijnë në një kohë paqëndrueshmërie të madhe mes SHBA dhe Kinës, si në planin diplomatik, ashtu edhe atë ushtarak.
Kina ka avancuar me pretendimet e saj territoriale në Detin e Kinës Jugore, Himalajet dhe mbi ishullin e vetë-qeverisur të Tajvanit, të gjitha zona këto zona ku Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara tashmë ushtarakisht ose mund të tërhiqet në konflikt, thotë CNN.
Javët e fundit, Ushtria Çlirimtare e Popullit ka publikuar një sërë videosh ku reklamon aftësitë e saj për të sfiduar SHBA-në, ndërsa media shtetërore ka lëshuar mesazhe propaganda ku paralajmëron Uashingtonin të mos e provojë Pekinin.
Top Channel