Kosi ul shanset që të prekeni nga kanceri i mushkërive, sipas një studimi të fundit të bërë.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën JAMA onkology të cilat mbështeten në analizën e 10 studimeve të bëra në Amerikë, Azi dhe Evropë,
“Rezultatet e këtij vështrimi nuk janë të sakta sa provat e rastësishme, mirëpo mund të na japin informacione të rëndësishme”, thaBrian Mitzman, kirurg dhe profesor në Universitetin NYU.
Ata të cilët në organizëm kanë futur sasi të mëdha fibrash, kanë 17 për qind shanse më të vogla për zhvillim të kancerit të mushkërive, ndërkaq hulumtimi zbulon se edhe vetëm një sasi e vogël e artikujve të përmendur do të veprojë si mbrojtje.
Ndonëse informatat e fundit janë interesante, ato nuk janë në përfundime shkencore. Ekzistojnë ristudime të cilat tregojnë që e gjithë ajo që është përmendur më sipër është e mundshme, ndërsa do të ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut dhe përmirësimin e shëndetit të mushkërive.
Është e mundshme që futja e më shumë fibrave dhe kosit do të sjellë përfitime për shëndetin, pasi është i pasur me kalcium, vitaminë B, vitaminë D dhe nutrienë të tjerë të shumtë.
Top Channel