24/11 09:50
Çmimi i fotografive më të mira të vitit 2020 mblodhi 6 mijë persona nga 52 vende, ndërsa vetëm 100 prej tyre u shpallën fitues.
Çmimi i Përgjithshëm i fotos më të mirë është rrëmbyer nga një fotograf francez, Galice Hoarau për imazhin e tij të një larve ngjale, kapur në ishullin Lembeh të Indonezisë.
Fituesit e tjerë mahnitën me fotot e merimangave, apo luleve madhështore.
Konkursi përbëhej nga shtatë kategori – Kafshët, Insektet, Bimët dhe Kërpudhat, Peizazhi Intim, Bota e Njeriut, Të Rinj (për krijuesit nën 17 vjeç) dhe Mikro (për fotografitë e bëra me mikroskop).
Top Channel