24/11 17:59
Më shumë se 100 persona morën pjesë në ceremoninë mortore të dy të rinjve që humbën jetën në Britani, si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm.
Raportohet se viktimat po ndiqeshin nga policia në momentin e ngjarjes së rëndë. Viktimat janë identifikuar si Tommy Sharp 29-vjeç dhe Paddy Connors 36-vjeç.
Mësohet se ata kanë humbur kontrollin e mjetit teksa po ndiqeshin nga policia dhe si rrjedhojë janë përplasur me dy makina të tjera. Ndërkaq, miqtë e tyre kanë zgjedhur që në ceremoninë mortore të shkojnë me një mori makinash luksoze, ku spikatën Lamborghini dhe Rolls-Royce.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel