
Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë kur aeroplani me të cilën po udhëtonin u përplas me një skelë në Queens, Nju Jork.
Në ndihmë të anëtarëve të bordit është vënë një qytetar i cili po bënte ski në atë zonë. Besohet se ndërhyrja e tij ishte vendimtare për shpëtimin e dy të mbijetuarve.
Ndërsa ekipet e emergjencës, arritën që të nxirrnin nga rrënojat personin e tretë, por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve, i cili tha ndër të tjera se aeroplani “u bë copa”.
“Dëshmitarët raportuan se Cessna e vogël me një motor po lëvizte mjaft shpejt përgjatë ujit, bëri dy kërcime dhe u përplas në skelë”, tha zyrtari.
Top Channel