Aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte një “metodë” unike për të përcaktuar “gocën për shtëpi”.

Ai këtë mesditë ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku po flitej mbi temën “vajzat e mira nuk kanë fat”. Rezarti kishte një mënyrë interesante për të mësuar “femrën ideale”. Ai i pyeti vajzat e panelit, nëse dinë të bëjnë trahana.

Kësaj pyetje Nevina iu përgjigj e gatshme, madje tha se dinë të gatuaj do gjë. Pas përgjigjes Rezarti zgjodhi Nevinën si një gruan ideale dhe e cilësoi atë si të përshtatshme për një familje të shëndoshë.

 

 

Rezarti: Goca që punoni, televizioni, goca familjare. Fjoralba di të bësh trahana?

Fjoralba: Di si nuk dinë.

Rezarti: Ti Gjiro di të bësh trahana?

Argjira: Unë bëj fli, trahananë se kam bërë ndonjëherë.

Rezarti: Ti Nevina di të bësh trahana?

Nevina: I bëj të gjitha.

Rezarti: Nevina është femër ideale. Me aq informacion që kam unë Nevina është një grua ideale për një familje të shëndetshme.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA