“Vajzat e mira nuk kanë fat”, kjo ishte tema në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.

Të ftuar në studio, ishin moderatorët e emisionit, Edi Manushi Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Ervin Kurti, Argjira Spanca, Alesia Bami, Graciano Tagani, Olti Curri, Megi Pojani, Armela Topi. Teksa po diskutonin në lidhje me temën, Megi Pojani kërkoi fjalën dhe dha një mesazh për të gjitha vajzat. Ajo tha se është një nga personat që është paragjykuar më së shumti nga shoqëria, por në fakt argumentoi se në të vërtetë është krejt e kundërta. “Le të jenë të gjithë vajzat e këqija si unë”, tha Megi.

 

“Unë jam një nga personat që paragjykohet më shumë dhe mendoj që rasti im është për t’u marr për studime. Unë jam një vajzë e keqe, e pamoralshme e tjerë e tjerë. Nëse unë jam ajo që quhet një vajzë e keqe që kam punuar gjithmonë vetë,, ia kam dalë gjithmonë me forcat e mia, nuk i kam rënë në qafë askujt dhe s’kam bërë kurrë kompromise për asgjë, atëherë le të jenë të gjitha vajzat e këqija si unë, sepse unë jam shumë e lumtur nëse do të kishte më shumë vajza si unë”, tha Megi.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA