Këto që po shikoni janë provat e fundit të trupës së aktorëve të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Ata nesër do jenë në premierën e sezonit të ri televiziv. Personazhet aq shumë të dashur por edhe personazhet dhe role të reja. Eneida Tarifa është rikthyer në Portokalli.

Sërish në moderimin e Portokallisë, por edhe me role të shumta do jetë edhe Salsano Rrapi.

Trupa e aktorëve ka përgatitur shumë surpriza, në fakt ata e nisën spektaklin që në spotin lajmërues të nisjes së sezonit të ri.

I gjithë stafi realizues është duke punuar për këtë shfaqje të madhe, dhe pjesë e produksionit është edhe regjisori I ri Indrit Çobani.

Portokalli do jetë në transmetim këtë të dielë në orën 21.00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA