Reagimet pasi pranoi që është biseksual, Graciano: Mendimi i të afërmve nuk më intereson, por babai…

02/10/2020 14:07

Graciano pranoi para Anës dhe të gjithë publikut se është një biseksual. 23-vjeçari deklaroi se kanë kaluar tetë vite, kur ai ka provuar një eksperiencë me një mashkull në një vend Evropian.

Në të tilla situata, e kur deklaratat janë kaq të bujshme, të gjithë mendojnë se si e ka pritur familja? Graciaono sqaroi se mamaja dhe vëllezërit e kanë mbështetur për atë që është, ndërsa mendimi i të afërmve thotë se nuk i intereson. Marrëdhëniet e tij dhe të afërmit nga ana e babait, nuk janë të mira pas vdekjes së këtij të fundit tetë vite më parë. Ndërsa personi që e kishte të vështirë ta pranonte orientimin e kundërt seksual të djalit, ishte babai. Graciano tha se pasi i tregoi këtë gjë, babai nuk i ka folur për dy muaj, por më pas dhe ai e mbështeti për vendimin që ka marrë.

Kjo pjesë e fisit nuk më intereson aspak, nuk më intereson çfarë është fisi im, ekziston familja ime. Pas vdekjes së babit ndodhën gjëra të çuditshme. Për mua si ka vdekur babai kanë vdekur dhe ata të gjithë. Fisi i mamasë janë më të urtë. Ne jemi katër fëmijë, tre vëllezër dhe një motër. I kemi marrëdhëniet shumë të mira. Unë ja kam thënë kur isha jashtë, sepse atje e kam provuar si eksperiencë për herë të parë. Më thanë është jeta jote dhe merri vetë parasysh çdo gjë. Unë jetoj për veten nuk jetoj për rrethin shoqëror”, tha Graciano.

Më tej ai shtoi:

“Babai ishte shumë krenar për mua. Reagimi i tij ishte i ashpër por pranoi. Unë ky jam dhe nuk kam për të ndryshuar. Babai ka tetë vite që ka vdekur. Normalisht se pranonte në fillim, zënka kemi pasur shumë, rreth dy muaj. Kishte problemin e opinionit, kaq është Shqipëria çdo gjë merret vesh, gjykime ka pafund”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA