Para disa ditësh konkurrenti i “PërPuthen”, Graciano Merko, rrëfeu në takimin me Anën orientimin e kundërt seksual.
Ai tha se është biseksual dhe para tetë vitesh ka kaluar eksperiencën e parë në një vend Evropian. Graciano, këtë mesditë, ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ai tha se deri më tani ka marrë shumë komente negative, por thotë se nuk i intereson dhe ai e pranon veten ashtu siç është. Më tej shtoi se shumë djem në Shqipëri kanë pasur marrëdhënie me meshkuj, por ato ndryshe sikurse Graciano nuk e kanë pranuar.
“Mua nuk më duket ndonjë tabu kushedi ca. Shumica e njerëzve sot edhe pse se pranojnë e kanë një eksperiencë mashkull me mashkull. Unë e pranoj ky jam, kam jetuar jashtë dhe nuk përshtatem me këtë vendin këtu, unë kështu jam. Kisha mesazhe negative sharje fyerje, por e neglizhova çdo njeri ka mendimin e vet dhe kaq. Unë se kam problem po të isha gay e thoja dhe kaq. Në fund fare e mbaj vetë veten time, nuk është se më mbajnë njerëzit. Unë ky jam të më pranojnë siç jam. Unë kam një shoqëri tepër të hapur, kanë jetuar jashtë dhe më kuptojnë”, tha Graciano.
Top Channel