Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, e ka pranuar prej kohësh që është pjesë e komunitetit “LGBT” dhe në media është kthyer në pionerin kryesor të të drejtave të tyre. Para disa ditësh në emisionin “PërPuthen”, Graciano Merko, deklaroi se është biseksual.

Kjo deklaratë e bujshme ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Paneli i të ftuarve përbëhet nga, Pastori Ylli Doci, Ina Kollçaku, Altin Hazizi, Elton Ilirjani, Delina Fico. Teksa po shpjegonte deklaratat e Gracianos, biznesmeni Elton Ilirjani iu drejtua pastorit duke i thënë se i dashuri më i mirë që ai ka pasur ka qenë një pastor.

“Më keni lënë për në fund, atëherë dua të them dy gjëra. E para tek deklarata e Gracianos unë e përgëzoj, por kam një pikëpyetje për të gjithë këtë deklaratë. Unë shikoj që aty ka një të pavërtetë, ose Graciano është gay dhe ka frikë ta pranoi dhe teoria e tij mbi biseksualitetin është pak e paqartë dhe ai ishte paragjykues ndaj gayve dhe tha është më keq të jesh gay.

Graciano duhet të jetë më i kujdesshëm kur shprehet në media. Unë nuk mund të flas dot me 100% siguri por flas me atë që ndjej unë. Graciano duhet të tregoj kujdes kur tha që shkoj për interes, aty vihet në pikëpyetje biseksualiteti. Ai e la në plan të dytë dhe tha se po fitonte. Ai ose është gay ose është zhigolo. Nëse është zhigolo ai s’është biseksual. Unë pastor kam pasur të dashur. Kam pasur të dashur pastor në Shqipëri dhe ai është biseksual dhe këto hipokrizitë shqiptare ti lëmë me një anë, biseksualiteti nuk është ajoq ë thotë Gracino. I dashuri shumë i mirë ka qenë pastor, e kënaqte shumë mirë dhe në fund ai u martua. Biseksualët shqiptar nuk e pranojnë”, tha Ilirjani.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA