Ashtu sikurse edhe shumë persona në të gjithë botën, ish-legjenda e futbollit është mbërthyer nga paniku e frika e një infektimi të mundshëm me virusin COVID-19, e për këtë arsye në ndeshjen miqësore që u zhvillua mes Gimnasia dhe San Lorenzo-s, ai u shfaq me një mburojë plastike në fytyrë.

Fituesi i Kupës së Botës në 86-ën, ishte në shkallët e stadiumit së bashku me djalin e tij shtatë vjeçar Diego Frenando. Mburoja plastike që ai mbante në fytyrë është krahasuar me atë të jashtëtokësorit Buzz Lightyear tek filmi i animuar “Toy Story”.

Madje përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shkuar deri aty, sa kanë modifikuar dy foto paralele ku në njërën anë shfaqet Diego dhe nga ana tjetër Buzz.

Gjithashtu në një video të publikuar në rrjete sociale, një anëtar i stafit shihet teksa spërkat me dezinfektues duart Maradonës.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel