25/11 16:24
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të vuajë masën e dënimit “Arrest shtëpiak” për 20 ditë në qytetin e Kukësit, ndërsa pranë saj është gjendur Fifi.
Teksa po jeton e vetme, Fjolla po mirëpret herë pas here vizitorë, dhe e fundit që ka shkuar për ta parë atë ka qenë këngëtarja Fifi.
Këngëtarja dhe kompozitorja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka publikuar në InstaStory një video ku shfaq momentet teksa Fjolla komunikon me të bijën e saj, Alayah.
“Ajo ka nevojë për beben e saj. Çfarëdo që ndodhë, kudo që jeta na përplas. Në të mirë e në të keq, unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi në InstaStory.
Top Channel