Tre persona janë arrestuar në Fier, ku dy prej tyre ishin në kërkim.
I arrestuari i parë është D. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Kymco”, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë së Komisariatit Lushnjë për të ndaluar.
Nga verifikimet e kryera, dyshohet se ky mjet është i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në Shqipëri.
Ndërsa në kërkim ishte A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në datën 27.09.2020, në bashkëpunim me shtetasin N. H., 23 vjeç, i arrestuar në flagrancë 2 ditë më parë, nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.
Ndërsa P. Z., 51 vjeç, banues në Fier, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel