Studiuesit raportojnë se një dietë e shëndetshme, e stilit mesdhetar është më e rëndësishme për shëndetin e zemrës sesa humbja e peshës. Ata thonë se të jesh i dobët nuk do të thotë domosdoshmërisht i shëndetshëm, veçanërisht nëse humbja e peshës ka ardhur si pasojë e një diete ekstreme ose me pak ushqyes.

Hulumtimet të cilave u referohet kanë treguar se njerëzit me indeks të lartë të masës trupore (BMI) janë në rrezik dukshëm më të lartë të vdekshmërisë prej shumë sëmundjeve. Ky indeks i lartë përbën shkakun e më shumë se 4 milion vdekjeve në vit në mbarë botën. Më shumë se dy të tretat e këtyre vdekjeve ndodhin për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Çfarë Dëmesh Shkakton Mbipesha
Sipas mjekëve një ndër faktorët kryesorë që kërcënon jetën e të gjithë njerëzve sot është shtimi pa kontroll në peshë. Kjo sepse ai dëmton shumë funksione të organizmit duke sforcuar edhe organet e brendshme. Ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
• Sëmundjet kardiovaskulare
• Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
• Tensioni i lartë i gjakut
• Diabeti
• Sëmundjet kancerogjene
• Vështirësi në frymëmarrje

Ushqyerja e Shëndetshme Më e Rëndësishme Se Dobësimi
Sipas një studim të ri të kryer nga Universiteti Uppsala në Suedi, njerëzit obezë mund të ulin rrezikun e vdekshmërisë në të njëjtin nivel me njerëzit me BMI më të ulët duke ndjekur me përpikmëri një dietë më të shëndetshme, të stilit mesdhetar. Dieta Mesdhetare përfshin ushqime të pasura me ushqyes të dobishëm si frutat dhe perimet, bishtajoret, arrorët, drithërat e papërpunuar, peshk dhe vaji i ullirit. Ky regjim është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës sepse ofron fibër dhe vitaminat e kompleksit B që ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Për më tepër, dieta mesdhetare ofron sasi të bollshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat ruajnë shëndetin e enëve të gjakut. Këto acide gjenden tek arrorët por edhe peshqit. Sipas ekspertëve, njerëzit që ndjekin një regjim të tillë humbasin kilogramë të tepërt në mënyrë të paevitueshme./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA