Këtë vit festivali i muzikës i baroke në Elbasan, është mbajtur në një kishe bizantine në Selcan.
Artistët performuan në ambjentet e vogla të kishës së vjetër me qëllim për të bërë një lidhje mes muzikës së vjetër dhe një ambjenti kishtar.
Për ta ndjekur këtë festival kishin shkuar një publik i kufizuar. Në rreshtin e parë sic e shikoni është kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, e pastaj me radhë disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në bashkinë e Elbasanit. Edhe pse ambjeni është i mbyllur dhe pa sistem ajrimi, shume prej admiruesve te muzikës nuk mbajnë maska. Ky është kryebashkiaku Llatja, ne rresht te pare, shume afër me personat e tjerë dhe pa maskë.
Po ashtu pa maskë janë edhe shumë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ata të gjithë pozojnë para kamerave ndërsa janë në shkelje të ligjit. Masat antikovid përcaktojnë që në ambjente të mbyllura, sic është edhe ky festival. Pushteti lokal ka për detyre të kontrollojë dhe garantojë zbatimin e masave anti kovid, dhe në rast të shkeljes vendosen edhe gjoba. Këto pamje të filmuara dhe të transmetuara janë një provë e mirë, si për shërbimet e inspektoriatit të shëndetësisë po ashtu edhe për inspektorët e bashkisë së Elbasanit, institucion ku vetë I pari shkel rregullat.
Top Channel