Ditëlindja e saj dhe e djalit e dëshirat për të ardhmen, gazetarja e njohur rrëfen gjithçka në “Ftesë në 5”

30/09/2020 18:33

E ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte gazetarja Fjodora Fjora. Fjodora është shumë e lidhur me të birin 7-vjeçar, Alteos dhe shpesh shpërndan në rrjete sociale poza me të.

Ditën e djeshme gazetarja ka festuar ditëlindjen e saj të 43-të, ndërsa sot i biri i ka mbushur 7-vjeç. Fjodora tregoi shumë detaje gjatë ditës së sotme, si do t’ia realizojë festën e ditëlindjes djalit, dëshirat për të ardhmen dhe dramat e brengat që ka kaluar.

“Kam përshtypjen se Alteo tamam tamam i ka festuar tre ditëlindjet e fundit, nga mosha pesë vjeç deri në 7 vjeç. Vjet ishim në kinema, bëri një gjë që ishte ndryshe. Ditëlindjen do ta festojmë të shtunën, ku ai do të ftojë dhe shokët e tij. Duhet të ruhemi pa fund dhe thonë se për fëmijët nuk është aq e rëndë sa për të rriturit. Sot ka qenë dita për orare vizitash, i kemi ndarë me orare. I thash eja me mua, por e refuzoi sot nuk e di pse. Në momentin që u zgjua mu hodh në krahë dhe më uronte shumë urime për ty. Kur pash sot një video kur Alteo ishte vetëm 1 vjeç, kuptova se sa është rritur. Unë i them gjithmonë je bebi im, por ai thotë jo jam i rritur. Më dhimbset kjo dhimbje e madhe, sepse thonë nuk do ta puth më, kur është me shokët ai më thotë mos mami të lutem”, tha Fjodora.

Më tej Fjodora shtoi se sapo ka mbushur 43-vjeçe, ndihet mirë me veten e saj dhe jetën që bën. Ajo tha se në jetë ka kaluar shumë brenga, por më e rënda është drama e përjetuar pas vdekjes së babait. Ajo dëshiron që në të ardhmen, djali i saj të bëhet një njeri i mirë, e të duhet nga personat përreth.

“Unë mbusha 43 vjeçe dhe thashë çfarë do të thotë 43-vjeç. Unë si Fjodora jam shumë mirë. Sado para të kesh në këtë botë, famë, nëse ka të bëjë me shëndetin lënë gjurmë tek cilido. Në ato momente më është tronditur realiteti, vjen kjo mosha tani dhe e kupon që je i pavarur, të kesh një njeri dhe të ndihesh femër. Të kesh mundësi të rrisësh një fëmijë, të përballesh me jetën, të ecësh në karrierë. Unë punoj shumë, bëj 2-3 punë dhe djali im mërzitet për këtë. Unë i tregoj djalit që të gjithë gjërat që të blej dhe të plotësoj i bëj vetë. Nuk më intereson çfarë do të bëhet në jetë, për mua është e rëndësishme të bëhet një njeri i mirë. Ti mund të rritësh edhe një kamerier dhe të gjithë jetën tënde të duhesh nga njerëzit që të rrethojnë”, përfundoi gazetarja.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA