Pamje nga filmi

“Miracle in Cell No. 7”, apo siç quhet në turqisht, “Yedinci Kogustaki Mucize”, është një film turk i vitit 2019, prodhim i Netflix, i cili ka bërë bujë në trojet shqiptare gjatë kohës së izolimit.

Filmi, i cili përloti të gjithë, së fundmi u shpall “Filmi më i mirë i vitit”, përfshirë këtu edhe çmimet e aktorëve kryesorë.

Në Festivalin e tretë Ndërkombëtar të Filmit në Izmir të organizuar nga ASITEM me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ai mori gjithsej gjashtë çmime, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, kinematografinë më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

Ndërkaq, aktori në rolin kryesor Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova) çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.

Ky projekt është një ripërpunim i filmit të Koresë së Jugut në vitin 2013 me po të njëjtin emër, “Miracle in Cell No. 7”, ku tregon për marrëdhëniet fëmijë-baba.

Filmi sjell aktoren Nisa Sofiya Aksongu si një vajzë të vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri pa babanë e saj të akuzuar rrejshëm për një vrasje, i cili njëherësh është me aftësi të kufizuara mendore (rol i luajtur nga Aras Bulut Iynemli).

Babai i Ovas, i cili ka një çrregullim, thuhet se është në të njëjtën moshë si Ova mendërisht. Nëna e Ovas kishte vdekur dhe të dy jetojnë në një shtëpi të vogël me gjyshen.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA