Emiri i Kuvajtit ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

29/09/2020 17:28

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Jaber al-Ahmad al-Sabah, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit, oborri mbretëror njoftoi se:

“Me trishtim dhe pikëllim të madh ngushëllojmë popullin e Kuvajtit, kombet arabe dhe islame për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij, Sheikh Sabah al-Jaber al-Ahmad al-Sabah, Emirit të Shtetit të Kuvajtit”.

Emiri i ndjerë kishte udhëhequr vendin e pasur me naftë që prej vitit 2006 dhe kishte drejtuar politikën e jashtme prej 50 vjetësh.

Emiri ishte njohur gjithashtu si “dekan i diplomacisë arabe” për rivendosjen e marrëdhënie me shtetet që kishin mbështetur Irakun gjatë Luftës së Gjirit Persik 1990-1991, kur Kuvajti u pushtua nga Iraku.

Emiri kishte vepruar gjithashtu si ndërmjetës në konfliktet rajonale, siç ishte konfrontimi mes Arabisë Saudite e aleatëve të saj, dhe Katarit.
Kuvajti nuk është përfshirë në luftën e Sirisë por ka mbajtur disa konferenca donatorësh për ndihmën humanitare atje.

Sheikh Sabah erdhi në pushtet në janar 2006, pas dorëheqjes së Emir Sheikh Saad al-Abdullah për arsye shëndetësore.

Ai ka qenë më parë kryeministër me emirin Sheikh Jaber al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, dhe ministër i jashtëm në vitet 1963 deri në 1991 e më tej nga 1992 deri në 2003.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA