Një foto, ka mbetur si një kujtim i hidhur për Hayley Hale.

Pikërisht në ditën e dasmës, ajo është fotografuar teksa bie në krahët e të shoqit, si pasojë e një çrregullimi të rrallë që vuan prej kohësh. Ajo thotë se teksa ishte duke ecur mbi korridorin e kishës gjatë ceremonisë së tyre në vitin 2018, gjymtyrët nisën të mos i përgjigjeshin komandave të saj.

Nëna e dy fëmijëve nga Hayley i Britanisë së Madhe, gjithashtu para disa vitesh ka arritur të fitojë betejën me kancerin e gjirit. Për të, ai moment ku gjendej para gati 80 të ftuarve në dasmë dhe skena e rrëzimit e ndodhur më pas, është një eksperiencë që duhet fshirë nga memoria.

 

“Nuk doja të ndodhte ashtu, e kush do të donte. Teksa unë dhe Etta ishim duke ecur në korridorin e kishës, fillova të mos ndihesha mirë. Fillova të humb vetëdijen dhe papritur e gjej veten tek krahët e bashkëshortit. Kur përmendem pas dy minutash nuk e dija fare çfarë kishte ndodhur, por ajo që pashë ishin shumë të ftuar duke qarë”, u shpreh Hayley.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel