Autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.
Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi i është komunikuar shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.
Top Channel ka mësuar se policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani. Mësohet se autoritetet gjermanë kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga gjermania. Akuza e ngritur nga SPAK është shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti, ndërsa hetimi po vijon, ndërsa masa e marrë është paraprake për t’i hequr oficerit të policisë çdo kontakt me informacionet sensitive.
Oficeri i lartë i policisë kishte kaluar vettingun në muajin shkurt pasi ishte certifikuar si I përshtatshëm dhe I pastër për të gjitha kriteret si atë profesional por edhe kontrollin për pastërtinë e figurës.
Policia e shtetit zyrtarisht nuk jep asnjë të dhënë se cili është subjekti që shkëmbi ka ndihmuar me informacione.
Top Channel