Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në lindje
Kompania Dreamworld që zotëron parqet më të mëdha tematike në Australi ka pranuar përgjegjësinë për vdekjen e Kate Goodchild, Luke Dorsett, Roozbeh Araghi e Cindy Low
Ajo është gjobitur $3.6 milionë për vdekjen e katër klientëve që po përdornin xhirot e saj zbavitëse.
Kate Goodchild, Luke Dorsett, Roozbeh Araghi e Cindy Low u vranë në tetor 2016 teksa po zbrisnin me shpejtësi në lumin e barkave zbavitëse në Queensland.
Katër të rriturit u vranë menjëherë kur mjeti ku ata po lundronin u përplas me një tjetër dhe u përmbys, duke i shtypur pasagjerët e tij në një rrip transmisioni në ujëra të cekëta.
Prokurori i sigurisë në vendin e punës Aaron Guilfoyle, tha sot në gjykatën e Southport se mjeti lundrues ishte ngritur vertikalisht para se të binte përsëri në pozicion horizontal.
Lëvizjet e rripit të transmisionit e kishin tërhequr barkën e pasagjerëve brenda mekanizmit.
Pas thyerjes së fibrave të xhamit, barka ishte tronditur dhunshëm duke bërë që zonja Goodchild dhe zoti Dorsett të binin,” tha Guilfoyle.
“Zonja Turner kishte mbetur e varur në sediljen e saj ndërsa Roozi Araghi e Cindy Low të ulur në pjesën e prapme të mjetit ishin tërhequr nga pjesët në lëvizje të rripit të transmisionit.
Na barkë ishin gjithashtu dy fëmijë 10 e 12 vjec, por arritën të mbijetojnë.
Hetimet zbuluan se një pompë që kishte pësuar avari në fundin e xhiros, ishte përgjegjëse për ngjarjen tragjike.
Ardent Leisure, dhe kompania zotëruese Dreamworld, thanë se pranonin përgjegjësinë dhe po punojnë për përmirëismin e standardeve të sigurisë.
Por Guilfoyle tha në gjykatë se kishte faktorë të tjerë përveç avarisë së pompës, pasi e gjithë rruga e përshkuar nuk ishte e mirëmbajtur dhe procedurat e ndalimit të saj ishin të mangëta.
“Shkallët e kompleksit ishin të lodhshme dhe të papërshtatshme, shumë të neglizhuara e të lira.
Këto operonin në parkun më të madh të zbavitjes në vend, ku vinin kryesisht familjarë”, tha gjykatësja Pamela Dowse.
Drejtori i kompanisë Ardent, John Osborne tha: “Ne e pranojmë përgjegjësinë për këtë tragjedi si dhe pasojat e saj”.
Në një deklaratë të familjeve të viktimave thuhej: “Vdekja e dhunshme e Cindy është e papranueshme për ne. Është akoma më i rëndë fakti që kjo mund të ishte evituar”.
Parku i Dreamworld u mbyll për gjashtë javë pas aksidentit, ndërsa xhiro e zbritjes së lumit me barkë Thunder River Ride, ku ndodhi tragjedia, ishte çmontuar.
Top Channel