15 vite janë të mjaftueshme për të parë e shijuar ndryshimet e një qyteti.

Një ‘eksperiment’ të tillë bëri fotografi anglez Jason Hawkes, i cili së fundmi ka publikuar disa imazhe të Londrës, të kapura nga helikopteri. Ai u tregua i saktë dhe fotografoi, të njëjtat kënde, vende apo lagje që fotografoi edhe para 15 vitesh.

Ajo që doli në pah, ishte fakti se si ka ndryshuar qyteti gjatë kësaj periudhe. Shumë ndërtesa shumëkatëshe janë shtuar, parqe dhe ambiente të tjera që në të kaluarën nuk kanë qenë.

“Ndërtesa ime e preferuar në qytetin e Londrës është Leadenhall, thjesht e dua atë. Rreh Battersea, Nine Elms dhe Vauxhall, e gjithë zona është transformuar plotësisht në vitet e fundit”, u shpreh fotografi.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
14/14
U bë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA