Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar për ndryshimin e procedurës së aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Sipas njoftimit zyrtar data e takimit do të jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë. Ambasada thekson se brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë.

Njoftimi:

“Duke filluar nga data 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas.

Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.

Brenda muajit tetor 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA