Bojkoti i Kategorisë Superiore do të vazhdojë. Liga Profesioniste e Futbollit konfirmoi se vendimi i marrë në mënyrë unanime që në 5 gusht për të mos zbritur në fushën e lojës mbetet në fuqi dhe se do të protestohet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Këtë fundjavë duhej të luheshin ndeshjet e javës së tretë, por ashtu sic ndodhi edhe fundjavën e kaluar, skuadrat edhe këtë radhë vendosën të zbresin në fushën e lojës sipas kalendarit të përcaktuar nga FSHF në mënyrë simbolike për të protestuar.

Të parat që e bënë këtë ishin Apolonia dhe Kastrioti në Loni Papuciu të Fierit, ku kapitenët e të dy skuadrave zbritën në fushën e lojës duke lexuar një mesazh në drejtim të qeverisë për plotësimin e kërkesave të Ligës së Futbollit. Sot pasdite do të jenë 4 çiftet e tjera që do të vijojnë këtë protestë dhe janë Teuta-Kukësi, Vllaznia-Tirana. Bylis-Skënderbeu dhe Partizani-Laci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA