Video e momentit kur një qen ‘Pitbull’, sulmon një vajzë 12 vjeçare, është bërë virale në rrejte sociale.

Në videon e publikuar, shfaqet vogëlushja teksa bën xhiro me biçikletë, ndërsa një qen afrohet me shpejtësi teka jo. Nuk kaloi shumë dhe qeni iu sul 12-vjeçares, duke i kafshuar këmbën.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar babai i vajzës, i cili ka nisur të grushtojë qenin, në mënyrë që të shpëtonte vajzën.

Babait të tensionuar iu shtua dhe pronari i qenit, i cili gjithashtu filloi të godiste kafshën. Mësohet se vajza është dërguar me urgjencë në një spital lokal dhe e mbuloi plagën me 35 qepje, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel