“Dream Team”, është një nga rubrikat më të reja në emisionin ‘E Diell’, e cila në fokus ka fëmijët.

Me çiltërsinë e tyre, ata do të tregojnë se si jetojnë fëmijët sot, sa e përdorin telefonin, sa kanë ndryshuar lojërat, duke bërë në këtë mënyrë edhe një paralele me se si jetonin fëmijët shumë vite më parë.

Bashkë me Alesia Bamin dhe Edi Manushin, do të jetë dhe Skyla, e cila do të shoqërojë dy moderatorët e rritur në këtë rrugëtim. Të kërcejnë, këndojnë e të luajnë, këto janë disa nga gjërat që fëmijët e ‘Dream Team’ do të dhurojnë gjatë këtij sezoni.

Ndërkaq, teksa po prezantoheshin fëmijët, Alesia rrëfeu se i mungon jeta e fshatit, kur luante dhe argëtohej me shoqet. Ajo tha se ka qenë një fëmijë tekanjoze përsa i përket ushqimit dhe shpesh dëshironte të konsumonte diçka tek shtëpia e një shoqeje.

 

Top Channel