
24/02 11:56
SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër prodhuesit më të madh të mikroqarqeve në Kinë, “Semiconductor Manufacturing International Corporation” (SMIC), duke përmendur shqetësime në lidhje me marrëdhëniet e kompanisë me ushtrinë kineze, sipas një raporti mediatik.
“Eksportet në firmën me bazë në Shangai përbëjnë një rrezik të papranueshëm për t’u devijuar në përdorim përfundimtar ushtarak”, u tha kompanive Departamenti amerian i Tregtisë, cituar nga “Financial Times”, raporton ATSh.
Tashmë kompanitë do të duhet të pajisen me një licencë për të eksportuar softuerë amerikanë dhe pajisje për të bërë mikroqarqet në “SMIC”, pjesërisht i financuar nga shteti kinez.
Top Channel