“Lashë në mes përkthimin e librit të ish-shefit të kundërzbulimit të STAS-it”, rrëfimi i Auron Tares: Historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon edhe Luftës së Ftohtë Për bujqit e Llakatundit, oferta nga kompani italiane për të mbjellë fruta e perime në fermat e tyre është një mundësi e mirë.
Edhe pse periudha e pandemisë pati problematikat e veta, për fermerët e këtij fshati puna nuk ka reshtur. Ata kanë mbjellë në tokat e tyre, ndër të tjera edhe goxhiberri dhe kivi. Tani për herë të parë po mbjellin pjeprin dimërak.
Mes vështirësive për të shitur masivisht në tregun shqiptar dhe jashtë prodhimet, për këta fermerë kërkesa e të huajve për të shfrytëzuar tokat e tyre është me përfitim.
“Mbi tokën tënde dhe me shpenzime të mbuluara nga italianët e për më tepër fitim i ndarë në mënyre të barabartë, parë ndonjëherë si ofertë për ne”—shpreht fermeri Qazim Mehmeti!
Fshati Llakatund ndodhet rreth 15 km larg nga qyteti i Vlorës dhe buzë lumit Shushicë. Banorët e këtyre zonave tokat i kanë te vetmet burime të ardhurash.
Top Channel