Java e dytë e Bundesligës ngriti siparin me sfidën Hertha e Berlinit – Eintracht Frankfurt, e cili u mbyll me rezultatin 1-3. Tjetër fitore për skuadrat udhëtuese, çka tregon që faktori fushë nuk po u jep përparësi ekipeve vendase.

Takimi i zhbllokua në minutën e 30 nga ish-futbollisti i Milanit, Andre Silva, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, diferenca u thellua në 2-0 nga Dost. Eintrachti realizoi golin e tretë me Roden në minutën e 70-të, ndërsa golin e katërt të sfidës e shënoi sërish një futbollist mik, Hinteregger, por në portën e tij.

Top Channel