Vazhdojnë lëkundjet e tokës/ Goditja më e fundit pranë qytezës së Belshit, nuk ka dëme

25/09/2020 15:11

Gazetarja jonë Juli Ristani ndodhej tek Instituti i Gjeoshkencave, Departamenti i Sizmiologjisë.

Shkencëtarët thonë, se frikën e shton më shumë aplikacioni i tërmeteve, që e kemi të shkarkuar nëpër celulatët tanë. Por nënvizojnë, që nuk duhet të na kapë paniku.

Llambro Duni, IGJEUM:Tërmeti ishte me magnitudë 4.5, me epiqendër në Belsh, 10 km nën tokë. U ndjenë në Lushnjë, Cërrik, Elbasan. Nuk ka dëme, pasi tërmete të tilla nuk kanë fuqi të tillë. Më pas është regjistruar tërmet magnitudë 4.2, po në Belsh. Nuk ka vend për frikë. Dihet që ne jemi zonë sizmike. Këto tërmete nuk kanë lidhje me atë të 26 nëntorit të vitit te shkuar, pra nuk janë paslëkundje. Janë pjesë e Tërthores, Lushnjë, Elbasan, Dibër, e njohur nga ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA