Në kuadër të turit eleminitor për grupet e Europa League, Shkëndija e Tetovës u përball ndaj gjigandëve anglezë Tottenham ku edhe u eleminuan pas humbjes 3-1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “ Toshe Proeski” në Shkup.
Por portierët e Spurs-ave kanë zbuluar një skandal, pasi portat ishin zvogëluar me 5 cm.
Këtë gjë e ka njoftuar edhe trajneri i Tottenham, Jose Mourinho i cili nëpërmjet një postimi ironik në Instagram ka shkruajtur “ Kujtoja se isha zgjatur, por më pas kuptova se portat ishin 5 centimetra me të ulëta”.
Pasi kanë zbuluar këtë fakt, stafi teknik i anglezëve ka informuar edhe delegatin e UEFA-s, për të bërë edhe ndryshimin e portës.
Top Channel