Qyteti indonezian, Banda Aceh, është nga të paktat vende në botë që aplikon ligjin e Sheriatit. Nuk janë të paktat rastet, kur të dënuar për krime të ndryshme, në formë ndëshkimi, goditen disa herë me kamxhik.
Në rastin më të fundit të publikuar nga mediat, një burrë me emrin Roni do të fishkullohej 169 herë me kamxhik para grumbullit të njerëzve, pasi ishte dënuar për përdhunimin e një fëmije. Teksa gardianët arritën të godisnin 52 herë, Roni, humbi vetëdijen dhe u rrëzua në tokë.
Ekzaminimet mjekësore konstatuan se goditjet duhet të ndalonin, që do të thotë se personi në fjalë do të dënohet për herë të dytë, ku i kanë mbetur edhe 117 gjuajtje.
“Kur e fishkëlluam 52 herë, ai kishte mavijosje në kraharorin e djathtë dhe po të vazhdonim gjendja e tij do të përkeqësohej dhe do të mbulohej në gjak”, ka deklaruar një nga mjekët.
Top Channel