‘Alieni i zi?’/ Hundë, veshë dhe gjuhë të prerë, ky i ri e ‘ka tepruar’ me të bërit të tatuazheve (FOTO)

25/09/2020 21:15

Është kthyer në një trend të bërit të tatuazheve.

Shumë persona, kryesisht të rinj, janë të prirur të ngjyrosin në trupin e tyre, inicialet e një personi të dashur, portretin e prindërve apo partneres. Por nga krahu tjetër, ka disa persona që e kanë tepruar paksa me përdorimin e këtij arti.

E tillë është dhe historia e 32-vjeçarit francez, Anthony Loffredo. Ai ka prerë hundën, veshët, e ka ndarë gjuhën në disa pjesë, por mbi të gjitha, e ka mbuluar pothuajse të tërë trupin me tatuazhe.

Madje ka ngjyrosur me bojë të zezë edhe pjesën e bardhë të syve. Ai pretendon, se duhen vetëm 16% më tepër tatuazhe në trup, që të fitojë epitetin “alieni i zi”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA