Presidenti i SHBA-së Donald Trump po sulmon Meghan Markle dhe Princin Harry pasi ata u bënë thirrje qytetarëve që të votojnë kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe negativitetit në internet.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, i cili kërkoi komentin e presidentit për Meghan-in dhe Harry-n, që inkurajonin njerëzit të votojnë për Joe Biden, Trump ka folur gjithë ironi për çiftin mbretëror.

“Unë nuk jam një fans i saj. Ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë, por doja të thosha se i uroj shumë fat Harry-t, sepse do të ketë nevojë”, tha Trump.

Meghan dhe Harry nuk kanë mbështetur asnjë kandidat në SHBA deri tani, ndërsa  gjatë paraqitjes së tyre në “TIME100” Harry rekomandoi që votuesit e ardhshëm të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel