25/11 16:24
Kamerat e sigurisë brenda një burgu në Britani, kanë regjistruar momenti kur dy të dënuar kanë dhunuar brutalisht me send prerës gardianin.
Brusthom Ziamani, 25 vjeç dhe Baz Hockton, 26, kanë sulmuar gardianin Neil Trundle në burgun e Whitemoor në Cambridgeshire. Sipas raportimeve njëri nga të rinjtë kishte shkuar në kuzhinë ku kishte rrëmbyer një lugë, e më pas me ndihmën e mikut të tij dhunon pamëshirshëm Trundle-n.
Si pasojë e sulmit Trundle ka pësuar lëndime të shumta trupore, ndërsa dy të dënuarit pas sulmit brutal, janë marrë menjëherë nga policët të cilët i kanë dërguar më pas në izolim.
Top Channel