Shkëmbi i frekuentuar nga mijëra turistë rrezikon të përfundojë në det, publikohen pamjet dramatike (FOTO)

24/09/2020 22:14

Një çarje masive është krijuar në shkëmbinjtë buzë bregdetit të Sussex-it Perëndimor, pas një shiu të rrëmbyeshëm, shkruan Daily Mail.

Rojet bregdetare kanë paralajmëruar pushuesit të mos e frekuentojnë këtë zonë, pasi ekziston mundësia që shkëmbi të shembet e të përfundojë në det. Kjo zonë është mjaft e frekuentuar nga pushuesit, të cilët ngjiten në majë të shkëmbit për të realizuar një “selfie”. Në lidhje me këtë fenomen ka reaguar dhe një zëdhënës i Agjencisë Detare në Britani, i cili tha:

“Një nga problemet tona më të mëdha është trajtimi i “kulturës selfie”, ku njerëzit rrezikojnë edhe veten e tyre për të realizuar një fotografi dramatike buzë detit. Për një fotografi nuk ja vlen të rrezikosh jetën tënde. Është fakt tashme që shkëmbinjtë përgjatë vijës bregdetare të Britanisë së Madhe po gërryhen vazhdimisht dhe copa të mëdha shkëmbinjsh gjithnjë e më tepër po përfundojnë në det”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel