23/11 21:02
Të rinjtë britanikë injoruan edhe njëherë masat e qeverisë, pavarësisht faktit se vendi po njeh një shtim të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Kryeministri Boris Johnson ka urdhëruar pub-et dhe restorantet të ndërpresin shërbimin në 10:00 duke nisur nga sot. Pronarët janë të detyruar që të dëbojnë klientët pas kësaj ore ose në të kundërt rrezikojnë të gjobiten.
Rregullat janë disi më të ndryshme nëse zhvendosemi në Uells, ku pub-et nuk do të duhet të mbyllin muzikën në orën 10:00, por thjesht të ndalojnë së shërbyeri alkool në atë kohë.
Ministri Mark Drakeford tha se një plan i tillë do të bënte që qytetarët t’i evitojnë daljet e panevojshme.
Top Channel