Numëron në trup dhjetëra tatuazhe ku pikas ajo e Marilyn Monroe, rrëfehet burri: Nuk më pranuan në punë prej tyre (FOTO)

24/09/2020 22:35

Një baba i katër fëmijëve, i cili është i apasionuar pas tatuazheve dhe numëron në trupin e tij dhjetëra të tillë, është shprehur për mediat se u refuzua të bëhet një ndihmës mësues për shkak të pasionit të tij për të ngjyrosur trupin.

Karac Wilson, 39 vjeç nga Britania ka rrëfyer se u refuzua të punonte në një shkollë pranë shtëpisë pasi tatuazhet, në kokë, trup e krahë sipas drejtuesve të institucionit nuk “ishin një shembull i mirë për fëmijët”. Ajo periudhë sipas 39-vjeçarit, ka qenë hera e parë që është paragjykuar për ngjyrosjen e trupit.

“Zonja e cila më priti në intervistë, më tha se nuk mund të punoja në shkollën e tyre pasi do të isha një shembull jo i mirë për fëmijët. Është qesharake sepse unë aktualisht jam duke punuar me fëmijë dhe të gjithë më duan. U ndjeva i paragjykuar. Zonja e intervistës më tha se duhet ta shkruaja në CV, që kisha në trup dhjetëra tatuazhe. Më pas, të them të vërtetën më erdhi keq për humbjen e tyre, pasi unë jam vërtetë i mirë në atë që bëj”, u shpreh Karac.

Ndërkaq burri ka bërë tatuazh 17 portrete në trupin e tij, ku pikasin personazhet e famshëm si Marilyn Monroe, Stevie Wander dhe reperin Eazy-E. Në total ai ka kaluar plot 150 orë nën shpimin e gjilpërës për të arritur këtë rezultat që për të është mjaft mbresëlënës.

.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel