Në shtëpi të re pas tërmetit/ I jepen çelsat e shtëpisë dy familjeve në zonën e Kasharit

24/09/2020 15:24

Në zonën e Kasharit, në kryeqytet dy shtëpi te shembura nga tërmeti i 26 nentorit; ajo e Selman Aluku me 9 anëtarë, si dhe shtëpia private e Myrteza Hyka, me 3 anëtarë janë tashmë në fazën finale të rindërtimit dhe brenda dy javësh këto familje do të marrin në dorë çelësat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten Blerina Gjylameti panë nga afër punimet për ngritjen e dy prej 53 shtëpive të projektuara për rindërtim në total në këtë njësi administrative.

“Kur të kthejmë kokën pas, do themi ishim pjesë e asaj skuadre që i bëri njerëzit me shtëpi, e asaj skuadre që iu gjend njerëzve në ditën e fatkeqësisë, pjesë e atij ekipi që i dha dum një gjëje që ka ndodhur rrallë, siç ishin dy tërmete një pas një, një herë në 100 vjet ndodhin gjëra të tilla, plus edhe pandemia,”

“Spekulimet nuk do i lejojmë, një se na vret Zoti kur sheh që dikush vetëm prej faktit që njeh një politikan e merr dy here, apo tre herë; e dyta, se na shajnë njerëzit, se njerëzit me të drejtë thonë: “o vëlla, këto janë nga paratë e taksave të mia. Pse njëri që del me një ish-deputet ose ish-politikan në televizor duhet të marrë dy-tre here nga lekët e mia?’ Për të gjithë këto arsye, me qenë të drejtë edhe para shtetit edhe para ligjit edhe para Zotit edhe para njerëzve ne do ruajmë çdo dokument. Çdo njeri do marrë qiranë derisa të marrë çelësin. Kur të marrë çelësin do i ndërpritet qiraja, që ne të kemi mundësi të bëjmë edhe punë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA