Dashuria e një babai për fëmijët e tij është “mishëruar” në një video që është bërë virale së fundmi. Në të shfaqet një baba, i cili merr një plumb në trup në përpjekje për të mbrojtur tre fëmijët e tij të mitur.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Bronks, SHBA.

Në video shihet një person i armatosur që hap  zjarr në një dyqan makinash të përdorura, ndërsa babai 39-vjeçar që po qëndronte i ulur në një divan bashkë me fëmijët, hidhet mbi to për t’i shpëtuar nga plumbat.

Si pasojë 39-vjeçari merr një plumb në kofshë dhe raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA