Bëmë baba, të të ngjaj…Vajza 14 vjeçare e legjendës finlandeze të F1, në Akademinë McLaren
Opozitari rus, Alexei Navalny, doli nga spitali Charite në Berlin ku mori trajtimin mjekësor.
Spitali Charite, në një deklaratë me shkrim njoftoi se gjendja shëndetësore e Navalny i cili ka qëndruar në spital që nga 22 gushti e deri më tani, është e mirë.
Në deklaratën ku thuhet se Navalny ka dalë dje nga spitali pas përfundimit të trajtimit, theksohet se mjekët mendojnë se Navalny mund të arrijë plotësisht shëndetin e mëparshëm, por që rezultatet afatgjate të helmimit të rëndë mund të vlerësohen më pas.
Ndërkohë nuk është bërë ndonjë deklaratë se kur do të kthehet Navalny në Rusi.
Pretendimi për helmimin e Navalny
Navalny, u përkeqësua më 20 gusht në një fluturim nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë. Avioni bëri ulje emergjente në Omsk dhe Navalny u dërgua me urgjencë në një spital, ku kaloi dy ditë para se të dërgohej në Berlin për mjekim.
Pas shtrimit në një spital në qytetin Omsk, u pretendua se Navalny ishte helmuar me një substancë të përzier në çajin e tij. Rikujtohet se 44-vjeçari Navalny u transferua me 22 gusht nga Omsk në spitalin privat Charite në Berlin të Gjermanisë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, me një deklaratë më 2 shtator njoftoi se përfundimisht kanë përcaktuar që Navalny është helmuar me një kimikat nga grupi i Noviçok që përdoret në luftën kundër sëmundjeve nervore.
Seibert, edhe më 14 shtator theksoi se helmimi i Navalny është konfirmuar edhe nga dy laboratorë të pavarur në Suedi dhe në Francë. Spitali Charite më 7 shtator informoi se situata shëndetësore e Navalny është përmirësuar dhe se ka dalë nga koma.
Ekipi i Navalny pretendoi se kimikati i grupit të Noviçok është gjetur në një shishe në dhomën e hotelit ku Nanalny ka qëndruar më parë në qytetin Tomsk.
Top Channel